Tuesday, June 16, 2009

Nga Mirgen Dhima : "Hakmarrja s'ka mbaruar akoma"

Me lejoni t'ju them dicka qe ndodhi javen e kaluar ... (ju lutem te mirekuptoni menyren e shpejte te te shkruarit)

Te shtunen ne mengjes u zhvillua nje takim per drejtuesit e kishave. Predikuesi tha qe gjate nates ishte zgjuar dhe mezi merrte fryme sikur dikush donte ta mbyste.

Ndersa ne mengjes po perpiqej te kuptonte c'ndodhi, pati nje pershtypje (nga Fryma e Shenjte) qe kisha shqiptare ishte e tunduar te behej nje kishe tradicionale (e cila di te flase, te kendoje dhe te beje gjerat e duhura) por pa jeten e Zotit dhe pa mprehtesine e Ungjillit. Dhe keshtu kisha thjeshte mund te behej pjese nje kendi te kultures shqiptare, por e vdekur dhe jo e gjalle.

Ungjilli i thjeshte nuk po predikohet.

Nuk shihet pasion per vepren e Zotit, ndersa eshte krijuar nje distance midis kishes dhe njerezve te botes. Pasioni per pranine e Zotit, zelli per ta pare Jezusin te lartesuar dhe deshira per te pare njerezit te shpetuar duhet te rikthehet.


Personi qe foli kete eshte vizitor nga Anglia. por e njoh qe ne 94. Eshte nje nga ata qe ka ardhur qe ne vitet 80 ne shqiperi si turist dhe ka predikuar ungjillin te korpusi me studente.

Kur ka qene ne shqiperi (me duket ne 85 ose ne 86) tha ishte perpalle bustit te Enverit dhe nje ze i foli "Ky komb eshte i imi dhe nuk mund te merret lehte" (ze djallezor).

Ai tha qe filloi te lutej ne gjuhe te tjera duke u rrotulluar rreth monumentit, dhe Fryma e Shenjte foli: "Une do te hakmerrem per lavdine e emrin tim (Jezusit) qe eshte vjedhur ne kete vend dhe ky komb do te arrihet shpejt me ungjillin"

Ne 91 pa u hapur mire Shqiperia ai u kthye dhe kane organizuar nje ungjillizim masiv ne stadiumin Qemal Stafa.

Per kete takim, nje shoku im i liceut me tha qe predikuesi po lutej per dike ne karrike te paralizuari, duke folur dicka te tille: "Le ta provojme a do te cohet nga karrikja ky burre i paralizuar, le ta provojme ne emer te Enver Hoxhes, (dhe burri s'u cua), le ta provojme ne emer te muhamedit (dhe burri s'u cua), le ta provojme ne emer te budes (dhe burri s'u cua) - dhe tani le ta provojme ne emer te Jezusit - dhe burri u cua - keta moren karrocen e paralizes dhe e hodhen nga skena.

Pastaj ne 94 isha ne nje takim, ku ky predikues ishte dhe tha: ndersa isha jashte dhe pashe njerezit qe po zbrisnin nga autobuzet dhe po hynin ne salle, Fryma e Shenjte me foli: "Ja hakmarrja!". Dhe vazhdoi te profetizonte ne ate takim duke thene qe Fryma e Shenjte do te vije aq fort ne Shqiperi saqe njerezit do te jene duke punuar neper ara dhe do te bien ne gjunje duke thirrur per emrin e Jezusit.

Javen e kaluar gjithashtu tha qe

"Hakmarrja s'ka mbaruar akoma" dhe kjo Hakmarrje eshte e keqe per mbreterine e djallit por e mire per ne.

Behu gati per levizjen e Frymes se Perendise ne Shqiperi.

Ti je njeri nga ata qe Perendia deshiron te perdore. Goja jote do te perdoret per te folur Ungjillin e Jezusit dhe te sjelle shpetim, sherim dhe jete te shqiptaret!

Djalli eshte i mposhtur, Perendia eshte i lartesuar dhe Jezusi eshte Zot ne Shqiperi!

No comments:

Post a Comment